Policia e Tiranës procedon bllokuesit e rrugëve të Tiranës. 23 persona të cilët për 3 ditë radhazi, pasi bllokuan qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës dhe marshuan drejt aeroportit të Rinasit, tashmë të njëjtën strategji e vijojnë duke futur në kaos për disa orë rrugët e kryeqytetit.
Për këto arsye, Policia e Tiranës ka proceduar 23 persona të identifikuar me emra për protestën e zhvilluar një ditë më pare, të vetëshpallur si organizatorë të ‘revolucionit të flamingove’.
Ndërkohë për ta janë referuar në prokurori materialet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Luciana Kokaj, Alben Kola, Arilda Lleshi, Edviol Kullurit, Albion Nikolli, Visuar Dalipi, Endri Zela, Xhesion Petoku, Igli Rrushi, Juxhin Shima, Arbër Hyseni, Xhuliano Buga, Shkëlzen Bushi, Erik Qamili, Tom Hasani, Sara Muja, Emigreta Krasniqi, Dita Krasniqi, Arbër Lleshi, Leonard Duraj,, Romeo Stafa, Emir Lecini, Besard Kaimi.
Po ashtu një ditë më parë një protestues ka kallëzuar për kanosje Gentjan Prognin, pas një debati lidhur me publikimin e një videoje në një rrjet social, ku pretendohej se Progni pengonte qytetarët të flisnin në podium.
Në kallëzimin e tij protestuesi thotë se ai dhe bashkëshortja e tij, ndihen të kërcënuar nga Gentjan Progni. Ky i fundit ka pranuar në polici se ka kërkuar sqarime nga kallëzuesi për videon e publikuar në një rrjet social. Lidhur me këtë rast, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Deri më tani policia ka proceduar në gjëndje të lirë gjatë 3 protestave të fundit 58 protestues.



