Pas Lionel Messi është radha e Cristiano Ronaldo, që bashkë me Portugalinë e tij do të bëjë debutimin në “Botërorin 2026” me ndeshjen e parë në Grupin K.
Luzitanët do të luajnë kundër RD Congo në orën 19:00 në “Energy Stadium” të Houston, ndërsa kërkojnë të shpërblejnë menjëherë pritshmëritë jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe ato që i rreshtojnë mes favoritëve për Kupën e Botës.
Sigurisht, e gjithë vëmendja është te Cristiano Ronaldo. Në moshën 41 vjeçare, ylli I futbollit luan Botërorin e gjashtë në karrierë dhe ndoshta të fundit për të realizuar ëndrrën e tij të madhe me trofeun e vetëm që I mungon atij dhe kombëtares portugeze.
Por pas paraqitjes spektakolare të Lionel Messi, CR7 ka një motivim më shumë për t’iu përgjigjur nga distanca rivalit të tij të përjetshëm. Po ashtu, sulmuesi është në ndjekje të rekordeve të tjerë, ndërsa kërkon të thellojë primatët e tij si lojtari me më shumë ndeshje dhe gola në përfaqësuese dhe atë historik për të arritur sa më shpejt kuotën e 1 mijë golave në karrierë.
Nuk ka asnjë dyshim që Ronaldo do të zbresë në fushë si titullar në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, ndërsa bashkë me të do të jenë në formacion të gjithë “peshat e rënda” të Portugalisë si Bruno Fernandez, Vitinha, Nuno Mendez apo Joao Neves.
Pavarësisht diferencave të dukshme me Congo, yjet luzitanë duhet të kenë kujdes, pasi historia e tyre në Botëror nuk i ndihmon. Me të vërtetë, Portugalia është është një nga pesë ekipet evropiane që kanë marrë pjesë në çdo Kupë Bote që nga viti 2002, së bashku me Anglinë, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën. Megjithatë, CR7 dhe shokët e tij kanë fituar vetëm një nga katër ndeshjet e tyre të fundit hapëse, atë kundër Ganës në vitin 2022./abcnews.al



