Një banesë është përfshirë nga flakët në Vlorë. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” të qytetit.
Banesa është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, ndërsa shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Sakaq, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike, mirëpo vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë./abcnews.al