Spanja është skuadra favorite e “Botërorit 2026”. E thonë këtë kompanitë e basteve dhe ato të statistikave i japin Lamine Yamal dhe shokëve të tij kuotat më të larta për të ngritur Kupën e Botës, për herë të dytë në histori pas triumfit në turneun e zhvilluar në Afrikën e Jugut në vitin 2010.
Jo vetëm koeficentët dhe statistikat, pasi kur kanë kaluar 16 vjet nga triumfi të gjitha shenjat e fatit, madje edhe planetet duket sikur janë rreshtuar për Spanjën.
Mos besoni po të doni. Ashtu si në “Botërorin 2010” edhe ky në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada nisi më 11 qershor, ndërsa edhe atëherë ndeshja hapëse ishte mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Vazhdojmë me tej, me të tjera shenja që duhet të bëjnë të lumtur spanjollët. Si 16 vite më parë, himnin e Botërorit do të këndojë sërish Shakira.
Mos besoni po të doni, por si në 2010, edhe tani tetë lojtarë të Barcelonës janë grumbulluar në kombëtare dhe njëlloj, Spanja do të luajë si atëherë në Grupin H dhe kundërshtare do të ketë një skuadër amerikano jugore të drejtuar nga Marcelo Bielsa. Atëherë Kilin, tashmë Uruguajin.
Pikat e takimit mes dy turneve me distancë 16 vjeçare bëhen më të pabesueshme.
Në Botërorin e Afrikës së Jugur, “La Roja” u prezantua ashtu si tani si kampione e Europës në fuqi. Në atë vit, Barcelona kishte fituar La Liga dhe Superkupën e Spanjës, Atletiko Madrid kishte humbur finalen e Kupës së Mbretit, ndërsa Real kishte mbyllur sezonin pa asnjë trofe dhe sapo kishte zyrtarizuar për herë në pankinë Jose Mourinho.
Një koincidencë, ndoshta po, por duken shumë të tilla. Më shumë duken si shenja se ashtu si 16 vite më parë fati është sërish me spanjollët.



