Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

  • Të ikë Edi Rama 76%
  • Të ruajë shtetin dhe rrugën europiane të vendit 24%
  • Të bëjë kompromis me Berishën 0%
Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ 46-vjeçari dyshohet se u ekzekutua me plumb në kokë. Policia rrethon zonën, pamje nga vendngjarja

schedule21:43 - 20 Tetor, 2026

schedule 21:43 - 20 Tetor, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit, ku ka mbetur i vrarë 46-vjeçari Ismet Habili.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:20 është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët kanë konstatuar brenda një automjeti tip “Volvo” një person pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.



Sipas burimeve viktima ka një plumb në pjesën e kokës. Siç shihet edhe nga pamjet, Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!