Gabriel Jesus ka marrë për dore Manchester City, që ka fituar në shtëpi ndaj Everton me rezultatin e ngushtë 2-1. Sulmuesi brazilian realizoi dy herë në tetë minuta (51′ dhe 58′) dhe i dha një fitore me shumë vlera “Qytetarëve”.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti i ngushtoi shifrat me sulmuesin Richarlison. Braziliani shënoi në të 71′. Më pas nuk pati gola të tjerë dhe City ngushtoi në 11 pikë diferencën me Liverpool, që ka dy ndeshje më pak.
?? | La passe décisive de Riyad Mahrez pour Gabriel Jesus. ? https://t.co/eu00mUci7b
— JDZ Football (@JDZFootball) January 1, 2020
West Ham United i është gëzuar fitores pas disa rezultateve negative. “Çekiçët” mposhtën Bornemouth me rezultatin 4-0 dhe ishte kapiteni Kevin Nolan që realizoi dy herë që në pjesën e parë.
Sebastian Haller gjithashtu realizoi në 45-minutëshin e parë, madje një gol super me një kthesë në zonë. Felipe Anderson shënoi edhe golin e katërt, duke i dhënë fund kësaj përballjeje dhe West Ham largohet momentalisht nga zona e ftohtë.
https://twitter.com/NyykMUFC/status/1212432806594449409?s=19
Norwich-Chrystal Palace ishte takimi tjetër i zhvilluar dhe përfundoi në barazim 1-1. Cantwell shënoi që në fillim për vendasit, kurse Wickham në fund vendosi baraspeshën. / abcnews.al