Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti humbi bastin, u ndëshkua”/ Krisafi: Tani nuk ka as qeverinë dhe as Presidentin. Opozita ka një shans!

schedule13:31 - 8 Qershor, 2026

schedule 13:31 - 8 Qershor, 2026

Eksperti i Marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë.

Në këto zgjedhjeve Vetëvendosje humb 9 deputetë dhe duket se nuk e bën qeverinë e vetme. Gjatë intervistës, Krisafi theksoi se në këto zgjedhjet, Albin Kurti humbi bastin e tij, dhe gjithashtu u tregua se qytetarët janë të lodhur nga kriza.

“Basti i Kurtit ishte shumë i madh, por e humbi. Pasi jo vetëm që humbi batin për të marrë Presidentin, por humbi edhe disa deputetë. Edhe me votat e Diasporës nuk besoj se do të ndryshojnë ndonjë gjë. Madje edhe rezultati ishte shumë i ulët i pjesëmarrje, dhe mesa duket qytetarët janë lodhur. Thuasje të gjithë humbën, Kurti humbi bastin dhe opozita humbi mundësinë për të ardhur në pushtet. Dhe më bëri përshtypje edhe deklarata e Kurtit që ishte i gatshëm për marrëveshje, sepse më herët nuk e kemi parë”, tha ai.



Më tej theksoi se ‘kriza është më e madhe’, pasi sipas tij Kurti nuk ka më as qeverinë dhe as President.

“Opozita e ka një shans… Kurti tani duhet të ribëjë nga fillimi të gjitha gjërat. I vetëm qeverinë e ka të vështirë ta bëjë. Ose do të fusë Listën Serbe, por kjo mund të jetë problematike për të dhe partinë e tij. Kjo situatës i ka dhënë një shans opozitës, nëse mblidhen dhe bien dakord”, tha Krisafi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!