Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zverev në “klubin e të mëdhenjve”/ Tenisti gjerman më në fund e fitoi një Grand Slam në karrierë

schedule13:10 - 8 Qershor, 2026

schedule 13:10 - 8 Qershor, 2026

Nuk dihet nëse i kishte mbetur më besim në vetvete.

Aleksandër Zverev mund të jetë një nga talentet më të mëdhenj të tenisit botëror në dekadën e fundit, por askush si ai nuk ka ditur të shkatërrojë ëndrrat e veta, njërën pas tjetrës.

Gjithsesi, klasi dhe eleganca e tij u shpërblyen më në fund, e ndoshta në moshën 29-vjeçare do të ketë mundësi të fitojë sërish tituj të mëdhenj.



Zverev, një nga tenistët më të bukur në kompleks në qarkullim, arriti triumfin e parë në një Grand Slem në karrierë, pasi mundi italianin Flavio Koboli në finalen e “Rolan Garosit”.

Në fushën qendrore, “Filip Shartie”, u zhvillua një betejë e ashpër vullnetesh, dhe gjermani ia doli 3-2, pra në shkallën më të lartë të vështirësisë.

Rezultati I seteve ishte 6-1, 4-6, 6-4, 6-7 e 6-1.

Suksesi erdhi pas 4 orësh e 16 minutash dhe tenisti me origjinë ruse udhëhoqi vazhdimisht, por gjithmonë e pati fitoren në dyshim.

Djali I lindur në Hamburg, me shtatlartësi gati dy metra, dhe që ka fituar rreth 66 milionë USD në karrierën profesioniste, do të kishte falur jo pak nga pasuria e tij për të pasur Grand Slemet si Federeri, Nadali e Gjokoviçi.

Tashmë, e hodhi hapin e parë e ndoshta numri 3 I botës do të ketë më shumë besim dhe ambicie për të vazhduar me triumfet që në Grand Slemin e radhës, atë më të madhin në rruzull, Uimbëlldon të Londrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!