Tefik Osmani e nis vitin me një urim dhe e bën në mënyrën e tij. Nuk di ndryshe. Më saktë nuk do. Shakatë janë pjesë e karakterit të tij dhe e bëjnë atë të veçantë.
“2019 ia pason topin 2020. Gëzuar, shëndet e mbarësi në familjet tuaja. Qoftë vit i lumtur, siç është 2020 në foto”, shkruan Osmani.
Korçari ka postuar një foto të tijën, të bashkuar me një të Ernest Muçit, vitit 2020, sikurse e cilëson mbrojtësi sulmuesin e Tiranës. /abcnews.al