Dy persona kanë ngelur të lënduar në fshatin Grabovë të Përmetit, pasi dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombe të vjetër. Ervis Bregu dhe Mustafa Koçi mbetën të plagosur teksa po kryenin punime në murin e një banese.
Mustafa Koçi rreth 50 vjeç dhe i plagosuri tjetër një 38-vjeçar po transportohen për tek Trauma me ambulancë, pasi kanë dëmtime të rënda. Koçi, Plagët i ka marrë në gjymtyrë.
Zyrtarisht policia nuk ka dhënë detaje./abcnews.al


