Premier League nuk njeh pushime dhe nesër zhvillon javën e 21-të. Manchester City-Everton është një nga duelet më interesante dhe Carlo Ancelotti po e pret me padurim këtë përballje që nis në orën 18:30.
Trajneri i Everton ia ka dalë të fitojë dy ndeshjet e para në pankinën e ekipit të ri, ndërsa nesër e pret një takim shumë i fortë. Italiani tregon se çfarë i ka bërë përshtypje nga Everton, teksa e konsideron si një gjeni Pep Guardiolën, rivalin e nesërm.
EVERTON – “Kam mbetur i befasuar nga shpirti i skuadrës. Ferguson ka kryer një punë shumë të mirë dhe kam gjetur lojtarë me karakter. Nuk kam ndryshuar shumë gjëra, nuk kam pasur as kohë për ta bërë këtë gjë”.
MERKTATO – “Ka shumë fjalë rreth merkatos, por është diçka normale. Do të takohem me drejtuesit pas datës 5 janar dhe do të diskutojmë për të përforcuar skuadrën. Gjithsesi, mendoj se kemi një skuadër shumë të mirë”.
MANCHESTER CITY – “Do të jetë një test fantastik për ne, do të kuptojmë se në çfarë pike jemi. Kemi besim dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e kësaj ndeshje. Duam të zhvillojmë një paraqitje të jashtëzakonshme”.
GUARDIOLA – “Pep është një trajner i madh. Kam një raport të mirë me të dhe e respektoj shumë. Ai është një gjeni, tenton gjithmonë të ofrojë diçka të veçantë në fushën e blertë”. /abcnews.al