Në Portin e Vlorës tre ditët e fundit është dyfishuar numri i shqiptarëve që kanë mbërritur për të kaluar Vitin e Ri pranë familjeve të tyre.
Autoritetet portuale në Vlorë konfirmojne se moti ka qënë i keq, por konkurenca ka vënë në lëvizje dy tragetet të cilat kanë përballuar dhe erën e fort.
Përgjatë 10 ditëve në Portin e Vlorës kanë hyrë rreth 5908 persona dhe afro 2300 kanë dale.
Për të pëballuar fluksin e shtuar në terminalin e pasagjerëve është punuar me sportele dhe personel të shtuar me qëllim evitimin e rradhëve të gjata./abcnews.al