Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rihapet dosja e “Detit”/ Nura: Mund të kemi marrëveshje të re Shqipëri-Greqi, perspektiva është optimale!

schedule13:32 - 25 Maj, 2026

schedule 13:32 - 25 Maj, 2026

TIRANË- Athina kërkon rifillimin e negociatave me Tiranën për çështjen e detit. Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, u prit në Tiranë nga kryeministri Edi Rama, me të cilin po zhvillon një takim kokë më kokë, ndërsa më herët takoi edhe ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Gjashtë vite më parë, si ministër i Jashtëm i Greqisë, ai ra dakord në Tiranë për ta zgjidhur çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.

Por si duhet “lexuar” vizita e ministrit grek në Shqipëri, sidomos kur bëhet fjalë për një nga çështjet më të diskutuara mes dy vendeve, si ajo e detit?



I ftuar në “News Line”, analisti Artur Nura u shpreh se takimi i parë mes Dendias dhe Nufit ka qenë i frytshëm dhe se pritet të ketë marrëveshje edhe në aspektin ushtarak.  Por, çështja e detit mbetet një nga temat më të komplikuara mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa zgjidhja më e mirë theksoi  Nura do të ishte ajo përmes Gjykatës Ndërkombëtare.

Nura kujtoi se marrëveshja e mëparshme mes dy vendeve u rrëzua pasi nuk ishte në parametrat e duhur, ndërsa tashmë negociatat synojnë një marrëveshje të re dhe më efikase.

Analisti theksoi gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke përmendur shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi, si dhe minoritetin grek në Shqipëri. Sipas tij, çështja çame mbetet delikate, ndërsa një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare do të ishte i detyrueshëm për të dyja palët.

“Ky takim ka qenë i frytshëm, dhe sot vihet të konfirmohet se do të ketë një marrëveshje edhe nga pikëpamja ushtarake. Çështje e detit është një nga çështjet më të komplikuara. Zgjidhja më e mirë në këtë rast nuk do të ishte politike, edhe në Shqipëri në kemi patur një marrëveshje Shqipëri Greqi, ku qeveria e zotit Berisha firmosi.

PS dhe Edi Rama e çoi në GJK sepse nuk ishte në parametrat e duhur. Tashmë janë negociatat për ta rinovuar dhe për ta bërë më eficente. Ndaj palët kanë vendosur ta çojnë në gjykatën përkatëse Vija ndarëse është që të vijë aty ku është e drejta.

Nuk po themi të marrim nga Greqia, por të arrihet tek e drejta.  Mund të ketë marrëveshje të re. Është një perspektivë e re. Ne kemi 800 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Kemi minoritetin grek në Shqipëri, dhe ata mund të diskutojnë  për këtë çështje.

Ligji i luftës mbetet një nga artificat, që Greqia e ka shfrytëzuar për çështjet  ekonomike, jo politike. Me hyrjen në BE, u hapet rruga të gjithë qytetarëve, edhe çamëve iu lind e drejta t’i kërkojnë të drejtat e tyre.

Nuk ka gjasa të jetë ndryshe, sepse do shkojë në një instrument jurdik ndërkombëtar, i cili do japë verdiktin dhe t’i duhet ta zbatosh. Besoj do jetë një zgjidhje 50 me 50, të dyja palët do dilnin të kënaqura. Është gjetur rruga për zgjidhje, rruga është në nivel optimal në nivel kryeministrash. Palët mund të shkojnë në gjykatë me dosje të kopsitur. Çështja çame është delikate.”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!