Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studentët, protestë kundër qeverisë në Serbi/ Dhunë në Beograd, 23 persona të arrestuar

schedule22:49 - 23 Maj, 2026

schedule 22:49 - 23 Maj, 2026

Dhjetëra mijëra njerëz, të udhëhequr nga studentët janë mbledhur në kryeqytetin serb për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona, nxiti protesta kundër korrupsionit, duke kërkuar një hetim transparent dhe duke detyruar kryeministrin e atëhershëm, Milos Vuçeviç, të japë dorëheqjen.

Me studentët në krye të lëvizjes antikorrupsion, demonstratat janë shndërruar në një fushatë për t’i bërë presion presidentit Aleksandar Vuçiç që të shpallë zgjedhje të parakohshme.



Mediat serbe raportojnë se gjatë tubimit, u hodhën gurë e sende të tjera drejt policisë.

Protestuesit rrëzuan gardhin e vendosur pranë Presidencës dhe hodhën një numër të madh mjetesh piroteknike, drejt policisë.

Deri më tani, 23 persona janë arrestuar nga policia./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!