Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Në Kuvend u miratua rezoluta pro integrimit në BE/Sondazhi, shumica e shqiptarëve: Brukseli po i imponohet politikës në Tiranë

schedule22:17 - 18 Maj, 2026

schedule 22:17 - 18 Maj, 2026

TIRANË– Shumica e shqiptarëve nuk besojnë se rezoluta e përbashkët mazhorancë-opozitë për integrimin europian, e miratuar në Parlament, ishte thjesht rezultat i vullnetit të brendshëm politik.

53% besojnë se Brukseli ka marrë frenat e integrimit të Shqipërisë në BE dhe po i imponohet politikës në Tiranë.

Vetëm 9% mendojnë se PS dhe PD më në fund u bashkuan për hir të integrimit europian.



Ndërsa 38% mbeten ende skeptikë. Ata thonë se dokumentet janë thjesht formalitete dhe se asnjëra palë nuk është e sinqertë kur flet për integrimin ne BE.

Metodologjia e sondazhit:

KAMPIONI: 1223 banorë të rritur të Shqipërisë

•Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

• Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

• Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.8%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!