Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

San Antonio arrin finalen/ NBA, ish-kampionët synojnë të paktën titullin në Perëndim

schedule13:05 - 16 Maj, 2026

schedule 13:05 - 16 Maj, 2026

Kishin 9 vjet pa arritur kaq lart.

San Antonio Spërs u kualifkua për në finalen e Konferencës Perëndimore për herë të parë që nga 2017-ta dhe shpresa është për shkuar një apo dy hapa më lart.

Pesë herë kampionët e NBA-së ia dolën me shifrat 4-2 me fitore ndaj Minesotës në gjysmëfinalen në Perëndim, duke treguar se janë shumë më të fortë edhe sesa një rival serioz që eliminoi Denverin e yllit Jokiç.



Fitorja e fundit u arrit mbrëmjen e fundit pikërisht në fushën e Minesotës, e me diferencë të ndjeshme, 139-109, madje duke I kursyet lojtarët kryesorë.

Viktor Uembanijama luajti vetëm 27 minuta nga 48 gjithsej, pra pak më shumë se gjysmën e kohës, shënoi 19 pikë, kapi 6 topa në tabela, shërbeu dy asistë e bllokoi 3 gjuajtje.

Më I miri për ekipin nga Teksasi ishte Stefon Kastëll, që shënoi 32 pikë, kapi 11 topa në tabela dhe shërbeu 6 asistë.

Ai u bë më I riu basketbollist në NBA me të paktën 30 pikë, të paktën 10 topa në tabela, të paktën 5 asistë dhe të paktën 5 kosha për tri pikë në një ndeshje të plej ofit.

Foks shtoi 21 pikë e 9 asiste, Shamanj 18 pikë dhe Vasëll 11 pikë të tjera.

Për Minesotën, ylli kryesor Entoni Eduards ishte dobët edhe pse shënoi 24 pikë.

Tashmë, San Antonio do të jetë përballë kampiones në fuqi Oklahoma, në finalen e Perëndimit, dhe rivali do të ketë avantazhin e faktorit fushë.

Spërsat janë ekip mjaft I ri, e ndoshta do t’i arrijnë titujt në NBA në të ardhmen, por përse të mos e provojnë që këtë herë?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!