Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Nis zbatimi i paqes fiskale/ Zerohen borxhet e bizneseve më të vjetra se 10 vjet, falen pjesërisht borxhe të tjera

schedule19:34 - 14 Maj, 2026

schedule 19:34 - 14 Maj, 2026

Hapet drita jeshile për zbatimin e paqes fiskale. Në fletore zyrtare është publikuar  udhëzimi për zbatimin e nismës e cila parashikon shuarjen e borxheve 10 vite të vjetra për bizneset ose fshirje automatike e detyrimeve të vjetra deri në fund të vitit 2014.Në udhëzim janë përcaktuar procedurat, kriteret dhe afatet për subjektet  që duan të përfshihen në këtë skemë e cila do të jetë e vlefsshme deri në fund të vitit 2026.Vlerësimet janë që nga kjo nismë do të falen rreth 2 mld euro.

Sipas ligjit për faljen fiskale parashikohet që  për detyrimet e krijuara në periudhën 2015-2019 Bizneset që paguajnë 50% të principalit brenda 30 qershorit 2026 do të përfitojnë faljen e 50% të mbetur, si dhe fshirjen totale të gjobave dhe kamatëvonesave.

Ndërsa për  një tjetër kategori   parashikon pagesën e 75% të principalit deri më 31 dhjetor 2026, ndërsa 25% e mbetur do të shuhet bashkë me penalitetet.



Sipas udhëzimit, subjektet me të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit, që nuk kanë detyrime të papaguara dhe nuk janë nën hetim për vepra penale tatimore, mund të aplikojnë elektronikisht për lidhjen e marrëveshjes. Aplikimi do të bëhet  përmes sistemit e-Filing dhe duhet të dorëzohet brenda datës 31 mars të vitit përkatës.

Një nga elementët më të rëndësishëm të skemës është garancia që administrata tatimore u jep bizneseve që hyjnë në marrëveshje se  subjektet nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve tatimore për tatimin mbi fitimin apo tatimin mbi të ardhurat nga biznesi, përveç rasteve kur ka indicie për skema mashtruese me TVSH apo fshehje të ardhurash. Udhëzimi parashikon që fitimi i tatueshëm për subjektet pjesëmarrëse të rritet minimalisht me 18% krahasuar me vitin pararendës.

Në rast se biznesi nuk arrin këtë nivel ose nuk paguan këstet në afat, marrëveshja humbet vlefshmërinë dhe administrata tatimore rikthen detyrimet sipas legjislacionit të zakonshëm.

Administrata Tatimore thekson se skema synon rritjen e formalizimit dhe përmirësimin e marrëdhënieve me biznesin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!