Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Carmen” elektrizon publikun shqiptar, koreografi Amodio: Do dëshiroja të bëja spektakle të tjera në Tiranë

schedule22:38 - 13 Maj, 2026

schedule 22:38 - 13 Maj, 2026

Në skenën e Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit erdhi këtë sezon një nga veprat më të dashura të repertorit botëror, “Carmen”, në një formë krejt të re për publikun shqiptar: si balet.

Ky produksion, fryt i një bashkëpunimi italo-shqiptar, solli një lexim të ri artistik të kryeveprës, duke e kthyer atë në një përvojë bashkëkohore skenike — një “Carmen” që këtë herë merr edhe një identitet të ndjeshëm shqiptar.

Koreografi Amedeo Amodio deklaroi se atmosfera ishte e bukur dhe se do të dëshironte të bënte spektakle të tjera në Tiranë.



Artur Nura :Maestro, a mund t’ju bëj një intervistë të shkurtër?

Amedeo Amodio :Po, urdhëroni, më thoni.

Artur Nura :Mund të më jepni një përshtypje për këtë spektakël këtu në Tiranë?

Amedeo Amodio :Mirë, duhet të them që djemtë krijuan një atmosferë shumë të bukur. Po, po.

Artur Nura :Sepse unë e kam quajtur “Carmen shqiptare”. Si mendoni ju?

Amedeo Amodio :Po, po, është një subjekt pak kompleks, por të gjithë krijuan një atmosferë. Dhe kjo është e rëndësishme, atmosfera. Vërtet shumë të mirë.

Artur Nura :A jeni i kënaqur si profesionist?

Amedeo Amodio :Po, po, shumë mirë, jam i kënaqur.

Artur Nura :A do të dëshironit të bënit spektakle të tjera në Tiranë?

Amedeo Amodio :Ah, sigurisht! Do të më pëlqente. Është një qytet i mrekullueshëm, teatër i mrekullueshëm dhe këta balerinë kanë një dhunti, kanë diçka që mund të krijojnë, dhe kjo është shumë e bukur.

Artur Nura :Të gjitha biletat ishin “sold out”, pra ka interes të madh këtu.

Amedeo Amodio :Mirë, mirë, jam shumë i lumtur për këtë.

Artur Nura :Do ta bënit sërish në të ardhmen?

Amedeo Amodio :Po, po, edhe një produksion tjetër, patjetër.

Artur Nura :Një opinion profesional për pjesën shqiptare të stafit, për balerinët?

Amedeo Amodio :Po, shumë mirë. Balerinët janë shumë mirë, edhe teknologjia, skenat, kostumet… Duke pasur parasysh që kishim pak kohë për gjithçka, ka qenë vërtet një sukses.

Sepse për të krijuar një produksion krejtësisht të ri për kompaninë duhet kohë. Ata kanë përvetësuar mirë frymën, shpirtin e duhur.

Artur Nura :Na keni dhuruar një spektakël të mrekullueshëm.

Amedeo Amodio :Ju falënderoj shumë, për mua është kënaqësi.

Artur Nura :Ndoshta do t’ju ndjekim edhe në projekte të tjera.

Amedeo Amodio :Do të më pëlqente të kthehesha për diçka tjetër.

Artur Nura :Faleminderit shumë, urime!

Amedeo Amodio :Faleminderit juve.

Artur Nura :A patët mundësi ta vizitonit qytetin?

Amedeo Amodio :Po, sigurisht, kam shëtitur. Urime, vërtet, jam shumë i lumtur. Është një qytet i veçantë, i mrekullueshëm.

Artur Nura :Faleminderit edhe një herë.

Amedeo Amodio :Faleminderit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!