E ardhmja e Jadon Sancho duket se do të jetë te Manchester United. Sipas spanjolles “Marca”, United ka vendosur që të ofrojnë shumë e kërkuar prej 100 milionë eurosh të Dortmundit për Sanchon.
Futbollisti i kombëtares angleze u kërkua nga Solskjaer edhe në verë dhe megjithëse “Djajtë e Kuq” nuk arritën të nënshkruanin, ata do të donin të bënin ndryshime duke e sjellë Sancho-në në rastin e parë.
“Marca” raporton se drejtuesit Manchester United janë të gatshëm të shpenzojnë shumë për Sanchon. Në moshën 19 vjeçare, United do të nënshkruante një lojtar me potencialin për të mbuluar krahun e tyre të djathtë të sulmit për më shumë se një dekadë. Duket një investim i zgjuar për “Djajtë e Kuq”./abcnews.al