Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Raportuesi Shider: E para në progres, pranë anëtarësimit në BE

schedule11:36 - 5 Maj, 2026

schedule 11:36 - 5 Maj, 2026

Brukseli i thotë PO Shqipërisë. Me 58 vota pro, 7 kundër e 7 abstenim, Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi raportin e vitit 2025 për Shqipërinë.

Pas Komisionit Europian, edhe Parlamenti Europian mbështet me votë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Hartuesi i raportit, eurodeputeti Andreas Scheider, e konsideroi Shqipërinë, bashkë me Malin e Zi, si pretendentët kryesorë për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa theksoi nevojën që reformat të vijojnë pa u ndërprerë.



“Shqipëria konsiderohet një nga dy front runner në zgjerimin e BE, për t’u anëtarësuar, e themi dhe në këtë raport. Sigurisht, vëmendja më e madhe duhet të jetë te reformat, të vijojnë, të jenë të prekshme në jetën e qytetarëve dhe do të kemi një vëmendje tek jeta sociale në Shqipëri”, thotë Andreas Shider.

Një lajm pozitiv ky për rrugën e Shqipërisë në integrimin europian, që tashmë, me miratimin e raportit nga Komiteti i Jashtëm, pret edhe vulën përfundimtare në seancën plenare të Parlamentit Europian.

Raporti i prezantuar në muajin shkurt nga Shider, mbështet mbylljen e negociatave të Shqipërisë brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin brenda vitit 2030, ndërsa vlerëson rrugëtimin dhe arritjet e Tiranës, si në hapjen në kohë rekord brenda 13 muajve të gjithë grupkapitujt, deri tek ecuria e reformave të brendshme të vendit.

Vota pro nga Parlamenti Europian, është një sinjal pozitiv edhe për raportin e IBAR, për të cilin KE dhe Coela, me përfaqësuesit e 27 vendeve të BE, do të votojnë raportin e ndërmjetëm për Shqipërinë, që çel rrugën për mbylljen e gjithë grupkapitujve të negociatave.

Por ky lajm vjen vetëm pak ditë para Ditës së Europës, shqiptarët mund të festojnë, kurse vetëm Sali Berisha do të protestojë. Kësaj radhe iu dogj edhe karta e bllokimit të integrimit. Ndoshta rastësisht, por Sali Berisha proteston më tetë maj, ditën kur vetëm Putin feston çlirimin e Europës. Pjesa tjetër e kontinentit feston një ditë më pas, më 9 Maj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!