Kriza politike, Aleksandër Biberaj: Çfarë duhet të bëjë opozita

schedule09:24 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 09:24 - 30 Dhjetor, 2019

I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, u shpreh se opozita në janar duhet të krijojë një strategji të re.

Sipas tij rikthimi i protestave të opozitës është e nevojshme. Po ashttu Biberaj komentoi edhe marrëveshjen e mini-Shengenit Ballkanik, teksa e cilësoi si “gjellë e gatuar në kuzhinën serbe”.

Pjesë nga biseda në studio:

Opozita patjetër në fillim të vitit duhet të fillojë mbledhjene të gjithë forumeve dhe të krijojë një strategji të re. Shqipëria është në rrezik. Pas djegies së mandatve maxhoranca nuk ka bërë asnjë hap para, nuk merr përgjegjësitë dhe unë mendoj se këto përgjegjësi duhet ti marrë opozita. Është koha që shqiptarët të shikojnë një alternativë tjetër, është PD dhe opozita e bashkuar.

Duhet të fillojë opozita protestat?

Protestat patjetër unë i shoh të nevojshme dhe të domosdoshme. Kjo është një minorancë që po mban pushtetin me forcë.

Pas 30 qershorit opozita duket se ndryshoi strategji në këtë lloj momenti ku ka vendosur ti dorëzojë të gjithë armët, vendosi të bëjë një fushatë të gjstë sensibilizuse, ku ka paraqitur platforma. Jemi në finish të kësaj periudhe dhe do kthehemi te protesta, është vit elektoral 2020 për PD?

Patjetër është e paimagjinushme që kjo qeveri të vazhdojë dhe të vjedhë. Nuk bën vaki as në vendet e Afrikës.

Momentin që paraqitet një minishengen cila është ndjesia?

Kjo është një gjellë e përgatitur në kuzhinën e Beogradit. E para qëmund të them që nga Millpsheviç deri te Vucic është i njëjti qëllim për Kosovën. Kanë një diplomaci agresive dhe përpiqen me shqiptarët e  Shqipërisë të jenë si qingj dhe me shqiptarët e Kosovës si ujk, por ne njëlloj jemi.

Ketë gjë e vuri në dukje edhe Mitskovski, i cili tha ç’punë ka Shqipëria ju nuk e keni fqinj?

E kam ndjekur dhe ka plotësisht të drejtë. Tani dështuan me ndarjen e Kosovës dhe vazhdojnë me mini-Shengenin. Nuk është hera e parë që kanë punuar kundër interesit kombëtar. U kam kërkuar të kërkojnë falje për krimet që kanë bërë.

Këto ditë është rikonfirmuar një rishfaqej e marrëdhenie shumë të ngushtë që PD ka me LDK e Kosovës. Një zgjedhje në momentin  e duhur, duhet ta thonit këtë?

Është nje aleancë normale. Në momentin që është formuar PD, Rugova e ka mbështetur. Unë e vlerësoj shumë LDK patjetër sidomos brezin e ri të politikanëve, por vlerësoj shumë edhe Kurtin se është një parti e re.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!