Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kosova sërish në zgjedhje/ Krisafi: Përgjegjësia bie mbi Albin Kurtin! As zgjedhjet nuk e zgjidhin situatën

schedule13:44 - 29 Prill, 2026

schedule 13:44 - 29 Prill, 2026

TIRANË- Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë edhe presidentin e ri, duke sjellë shpërndarjen e parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve të reja brenda 45 ditësh. LDK propozoi Vjosa Osmanin për presidente, në këmbim të votave, por Kurti refuzoi të pranojë emrin e saj.

Kosova futet sërish në zgjedhje, pasi mbeti pa president. Kësaj radhe përgjegjësia bie vetëm mbi Albin Kurtin.

Eksperti i çështjeve për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, u shpreh se Albin Kurti nuk dëshironte zgjedhjen e një presidenti, i cili nuk do ishte në një linjë me politikat e qeverisë që ai drejton.



I ftuar në “News Line”, në Abc News, Krisafi theksoi se përgjegjësia kryesore për këtë situatë rëndon mbi shumicën parlamentare.

“Nuk dëshironte një president të ngjashëm siç ka qenë Vjosa Osmanit. Albin Kurti  donte një president, i cili duhet të ishte më në linjë të qeverisë. Do donte një president, i cili duhet të ishte në linjë më politikat e veta.

Kurti e izoloi Kosovën ndërkombëtarisht. Përgjegjësia këtu shkon te ai që ka shumicën e votave. Është një humbje e madhe kohë, humbje e madhe parash, humbje fondesh që vijnë nga BE, humbje kohe por të arritur një marrëveshje me Serbinë, cilado qoftë ajo”, tha ai.

Gjatë diskutimit, Krisafi u shpreh se politika në Kosova ka dëshmuar vazhdimisht se e ka të vështirë të arrijë në kompromise, për çështjet e brendshme.

Ai theksoi se presidenti duhet të ishte zgjedhur, pasi as mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk është se i jep zgjidhje kësaj çështjeje,  për vetë faktin se asnjë parti parlamentare nuk mund të marrë mbi 80 mandate.

“Kosova e ka të vështirë të bëjë kompromis.  Të shkosh në zgjedhje çdo gjashtë muaj nuk ka asnjë kuptim. Kosova ka nevojë për njohje ndërkombëtare. Kjo humbje kohe është një problem i madh, sidomos në pjesën ndërkombëtare, aty ku ka më shumë nevojë Kosova.

Shihet një kokëfortësi nga ana e qeverisë së Albin Kurtit për të bërë kompromis.

Zgjedhjet nuk zgjidhen gjë në zgjedhjen e presidentit, sepse është e pamundur që një parti të marrë  80 vota. Mund të kthehemi edhe pas disa muajsh, sërish në gjendjen ku jemi sot”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!