Kjo që shihni në video është makina tip “Volswagen Polo”, të cilën përdorët tre autorët e atentatit në Lezhë, ku mbetën të vrarë çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, 39 dhe 32 vjeçe më 26 prill.
Siç shihet dhe në videon e dërguar nga policia, makina ishte e fshehur në një kasolle dhe ishte e mbuluar me bar. Brenda saj kishte gëzhoja të cilat u zbrazën me breshëri në drejtim të çiftit. Gjithashtu u gjetën edhe veshjet e autorëve.
Makina u gjet në pronësi të 22-vjeçarit Besnik Kolndreu, i cili është shpallur në kërkim. Kurse babai i tij, 79-vjeç është proceduar penalisht nga policia. Ata kanë fshehur makinën, duke e mbuluar me bar, për të humbur gjurmët.
Ditën e djeshme, në një konferencë për mediat Drejtori i Policisë Lezhë Arben Nasufi bëri të ditur se tre autorët e ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Balldren të Lezhës.
Autorët e dyshuar janë: -Adriano Mhillaj 22 vjeç, -Florin Mhillaj 36 vjeç, (nipi i Genc Mhillajt), -Renato Mhillaj 23 vjeç, (djali i Genc Mhillajt). Të tre janë banues të Lezhës. Sipas policisë ata janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet për kapjen e tyre.
Nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci. Më pas, nga automjeti, tip “Volkswagen” pa targa, i cili u sekuestrua këtë të martë, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij.


