Pas kontrolleve nga ana e policisë, është arritur të gjendet një nga mjetet e përdorura nga autorët për vrasjen e çiftit Mujeci, ngjarje e ndodhur mesditën e së dielës në Balldre.
Sipas burimeve zyrtare, mjeti tip “Golf”, pa targa, i përdorur nga autorët e dyshuar është gjetur i braktisur pranë zonës që quhet Shkëmbi i Kuq, pranë Torovicës, thuajse përballë fshatit Koljakaj ku jetonin viktimat.
Sipas burimeve brenda automjetit janë marrë edhe prova të tjera që janë gjetur dhe pritet të dergohen në laborator për analiza.
Policia bën me dije se kontrollet në terren vijojnë intensivisht, ndërsa hetimet janë përqendruar në identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj vrasjeje të dyfishtë në qarkun e Lezhës.


