LEZHË- Policia e Lezhës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim tre të rinj, të cilët akuzohen për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, në Balldre të Lezhës.
Policia e Lezhës në konferencë për media u shpreh se vrasja dyshohet për motive gjakmarrjeje. Në 2017, Kreshnik Mujeci u arrestua për vrasjen e Genc Mhillajt. Ky i fundit u ekzekutua me breshëri plumbash në Mal të Jushit, më 6 tetor të vitit 2016.
Njëri prej autorëve të dyshuar për atentatin ndaj çiftit Mujeci është djali i Genc Mhillajt, i cili mbeti i vrarë në vitin 2016.
Të shpallur në kërkim janë:
-Adriano Mhillaj 22 vjeç
-Florin Mhillaj 36 vjeç, (nipi i Genc Mhillajt)
-Renato Mhillaj 23 vjeç, (djali i Genc Mhillajt)
Për ngjarjen e 10 viteve me pare të dyshuar kryesorë për këtë ngjarje ishin Jozef, Kreshnik dhe Lin Mujeci, por Gjykata e Shkodrës për mungesë provash i shpalli të pafajshëm, ndërsa Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për rigjykim më 31 tetor 2024.


