Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lezha frymëzim i fotografëve/ Qyteti mirëpriti edicionin e radhës së Festivalit Mbarëkombëtar

schedule20:19 - 25 Prill, 2026

schedule 20:19 - 25 Prill, 2026

Lezha u kthye në një destinacion të rëndësishëm për artin e fotografisë, duke mirëpritur edicionin e radhës së Festivalit Mbarëkombëtar të Fotografisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë 32 fotografë nga Shqipëria dhe trojet shqiptare.

Në dy ditë festival, pjesëmarrësit fokusuan objektivin e tyre tek atraksionet më të veçanta të zonës, duke evidentuar bukuritë natyrore dhe trashëgiminë e pasur kulturore të Lezhës.



Përmes fotografive të realizuara, ata synojnë të promovojnë vlerat turistike dhe identitetin lokal, duke sjellë një tjetër dimension të prezantimit të qytetit.

Për ta, Shqipëria është shumë frymëzuese.

Bashkia e Lezhës vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti, që po shndërrohet në një platformë bashkëpunimi dhe promovimi për artin e fotografisë në nivel mbarëkombëtar.

Punimet e tyre u ekspozuan në shëtitoren e Shëngjinit, ku tërhoqën vëmendjen e shumë vizitorëve vendas dhe të huaj.

Me ekspozitën e fotografive, shëtitorja “Wilson”, u kthye në një hapësirë arti të hapur për publikun.

Përveç nxitjes në kreativitetin artistik, Festivali i Fotografisë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e interesit për turizmin dhe kulturën, duke e pozicionuar Lezhën si një pikë referimi për fotografët dhe artdashësit e sigurisht për të nxitur vizitorët që të vinë dhe shohin nga afër këto pasuri.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!