Solskjaer: Manchesteri im përgjigjet me fitore, ja çfarë më pëlqeu

schedule08:40 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 08:40 - 29 Dhjetor, 2019

Manchester United shënoi nga një gol në fundin e çdo pjese dhe u largua me tre pikë nga fusha e Burnley. Martial dhe Rashford i dhuruan fitoren e dytë radhazi djemve të Solskjaer dhe vendi i katërt është vetëm një pikë larg tani.

Trajneri norvegjez analizoi përballjen në konferencën për shtyp të dhënë pas ndeshjes. Fakti që United nuk pësoi gol ishte ajo që kënaqi Solskjaer, ndërsa ndeshja e radhës është me datë 1 janar përballë Arsenal në transfertë.

Dy fitoret e fundit janë përgjigja më e mirë ndaj humbjes së keqe kundër Watford. Të gjithë lojtarët i realizuan kërkesat e mia, po përmirësohemi në mënyrë të dukshme. Është e rëndësishme që nuk pësuam gol. E kontrolluam dhe dominuam pjesën e parë, por nuk arritëm t’i konkretizonim rastet e shumta. Në pjesën e dytë u treguam të aftë në mbrojtje.“, përfundon Ole Gunnar Solskjaer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!