Përveç Tottenham të Jose Mourinhos që po humbet 1-0 jashtë fushe kundër Norwich, në këto momente po luhet edhe dueli West Ham-Leicester City. Miqtë humbën një penallti në minutën e 12-të me anë të Demaray Gray (u prit nga Fabianski), teksa janë shënuar dy gola në 5 minutat e fundit të pjesës së parë.
“Dheprat” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 40-të me anë të Kelechi Iheanacho. Nigeriani, i cili është vendosur në majë të sulmit në mungesë të Jamie Vardyt, shfrytëzoi një pasim me kokë të Perez dhe, po me kokë, dërgoi topin pas shpinës së Fabianskit.
HALF TIME // West Ham 1-1 Leicester City
Honours even at the break, with Pablo Fornals’ cool finish cancelling out Kelechi Iheanacho’s close-range header.#COYI #WHULEI pic.twitter.com/qf0R8cBOuP
— London Stadium (@LondonStadium) December 28, 2019
“Çekiçët” nuk u demoralizuan dhe ia dolën të barazonin shpejt ndeshjen. Spanjolli Fornals mori një asist nga Felipe Anderson në minutën e fundit të pjesës së parë dhe shënoi falë një goditje të saktë. /abcnews.al
Pablo Fornals evens it up for West Ham! ?#WHULEI pic.twitter.com/LKVYAcHelJ
— DAZN Canada (@DAZN_CA) December 28, 2019