TIRANË– Policia e Tiranes e referoi materialin ne prokurori per vepren penale “shkelje e rregullave teknike te sigurimit ne pune , por organi i akuzes e kualifikoi vepren ne “zjarrvenie nga pakujdesia” ne seancen e kesaj te premte ne gjykate.
Vleresimi i kushteve te mases se sigurise u be nga gjyqtari Enkel Peza, i cili pranoi kerkesen e prokurorit Gezim Veizi per lirimin e 4 te arrestuarve.
Krahas tyre, organi i akuzes po heton ne gjendje te lire edhe 4 persona te tjere , mes te cileve pronarin e kompanise Armand Lilo, 2 punonjese te “Big Market” dhe konktraktorin e ndertimit te pallatit 12 katesh.
Fasada e jashtme e pallatit dyshohet se mori flake si paaoje e djegies se disa kartonave qe ishin lene jashte nga Big Market, megjithate mbetet ende e paqarte se kush i vuri flaken mbeturinave.
Kamerat e sigurise te zones perreth jane administruar nga prokuroria, e cila po thellon hetimet me qellim zbardhjen e te gjjthe dinamikes.
Nga zjarri qe perfshiu pallatin u dogjen totalisht mbi 30 apartamente, megjithate pritet perfundimi i ekspertimit per te percaktuar demin total te shkaktuar.


