Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Laçi, në Turqi me “vesin” e golit/ Mesfushori i Shqipërisë realizon sërish në Superligë

schedule12:47 - 14 Prill, 2026

schedule 12:47 - 14 Prill, 2026

Është padyshim në sezonin e jetës.

Qazim Laçi nuk e ka pasur të lehtë të arrijë tek shkëlqimi, duke e kërkuar atë në Francë e Çeki, e duke e gjetur përfundimisht në Turqi.

Mesfushori I kombëtares shqiptare, titullar I padiskutueshëm me Silvinjon dhe autor goli në Kampionatin Europian, realizoi një tjetër rrjetë në Superligën e këtij vendi, një goditje që u veçua si e veçantë.



Laçi shënoi për 1-1 në minutën e 79-të, në sfidën që Rizespor e luajti në shtëpi ndaj Gaziantepit, dhe kjo hapi rrugën për fitoren 2-1, të siguruar nga ish-sulmuesi I Skënderbeut, Ali Soue dy minutë më vonë.

Për shqiptarin tani janë 6 rrjeta dhe 8 asistë në kampionat këtë sezon, që do të thotë se ai ka kontribut në 36 për qind të golave të Rizesporit, pra në më shumë se një të tretën.

Futbollisti 30-vjeçar, që ka 46 ndeshje e 4 gola me fanelën e përfaqësueses, e ka ndihmuar ekipin të ketë një renditje të qetë në Superligëm në vendin e tetë ndër 18 skuadra, pra në pjesën e sipërme.

Kur duhen edhe 5 javë deri në përfundim, Laçi mund ta rrisë kontributin e tij të golave dhe asisteve, ndonëse që tani ka vendosur rekordet e karrierës në të dyja elementët e futbollit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!