Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Agjentët falsë të BKH/ Rrëmbyen biznesmenin për 1 milionë euro

schedule18:39 - 13 Prill, 2026

schedule 18:39 - 13 Prill, 2026

Një biznesmen në fushën e ndërtimit është marrë peng dhe dhunuar nga dy vëllezër dhe kushëriri i tyre me qellim marrjen e nje shume prej 1 milion eurosh prej tij.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Kevin dhe Jurgen Neza të cilët në bashkëpunim me kushëririn e tyre, Hysen Neza më 31 mars të këtij viti morën peng për disa orë Florjan Sulën, biznesmen në fushën e ndërtimit.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së ish-parkut në kryeqytet ku vëllezërit Neza sëbashku me kushëririn e tyre I janë prezantuar 32-vjeccarit Florjan Sula si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe e kanë detyruar të futet në automjet. Sula prej kohësh mbahej nën vëzhgim nga autorët të cilët I kishin monitoruar lëvizjet e biznesmenit deri në momentin e rrëmbimit.



Pasi morën me forcë 32-vjeçarin autorët e kanë mbajtur në një ambient në Xhafzotaj ku e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij pasi i kanë kërkuar shumën prej 1 milion eurosh. Sipas burimeve nga grupi hetimor biznesmeni Sula ka refuzuar dhe ka deklaruar se nuk disponon një shumë të tillë. Nën presion, autorët kanë zbritur kërkesën në 500 mijë euro dhe e kanë liruar me qëllim që ky i fundit të siguronte shumën.

Menjëherë pas lirimit, biznesmeni ka denoncuar ngjarjen, nga policia identifikimi i autorëve është bërë nga kamerat e sigurisë përgjatë zonave ku kanë kaluar pasi gjatë gjithë kohës kanë qenë të maskuar dhe të veshur me të zeza.

Në prangat e policisë kanë rënë Hysen Neza 33 vjeç dhe Kevin Neza 25 vjeç ndërsa në kërkim është shpallur Jurgen Neza 28 vjecc. Policia ka sekuestruan 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash si dhe sende të kundërligjshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!