KORÇË- Martina Pajollari e akuzuar për ‘moskallëzim krimi’, të vrasjes së Martin Çeços, ndodhet në arrest shtëpie prej dy javësh, kjo për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.
Ka qenë mbrojtja e cila ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Martina Pajollarit e cila ndodhej në burgun e Pojskës.
Vetëm dy muaj përpara edhe të tre të akuzuarit e tjerë u liruan nga qelia për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.
Martina Pajollari u akuzua se nxori në pritë Martin Çeçon dhe më pas nuk kallëzoi krimin.
Kjo vrasje ka kaluar një kalvar të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe pritet që të zhvillohen seanca të tjera gjyqësore.
/abcnews.al/



