Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlorë, besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën

schedule07:52 - 12 Prill, 2026

schedule 07:52 - 12 Prill, 2026

VLORË- Besimtarët ortodoksë në Vlorë kanë festuar Pashkën, e cila simbolizon Ngjalljen e Krishtit. Atmosfera në këtë natë të veçantë është shoqëruar me lutje dhe rituale tradicionale, ndërsa kambanat kanë rënë për të shpallur Ngjalljen.

Kjo festë është një thirrje për dashuri, falje dhe bashkim mes njerëzve.

Pashka ortodokse mbetet një nga festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë, duke sjellë çdo vit një mesazh të fortë shprese dhe ripërtëritjeje shpirtërore. Mesha është drejtuar nga at Konstandin Prifti qe ka përcjellë urimin për pashkët



Besimtarët kanë marrë pjesë në meshën solemne të mesnatës, duke ndezur qirinj dhe duke përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe besimi. Në Vlorë, ceremonia dhe mesha janë zhvilluar në Kishën e “Shën Theodhorit”, ku kanë marrë pjesë besimtarë dhe qytetarë të shumtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!