Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Astronautët kthehen në Tokë, Trump: Hapi tjetër një udhëtim në Mars

schedule18:54 - 11 Prill, 2026

schedule 18:54 - 11 Prill, 2026

Astronautët amerikanë Reed Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe kolegu i tyre kanadez Jeremy Hansen i misionit Artemis II u ulën në ujë të premten, pikërisht sipas planit, pranë brigjeve të Kalifornisë, në Oqeanin Paqësor, pas një udhëtimi dhjetëditor vajtje-ardhje rreth Hënës.

Anija e tyre kozmike, Orion, hyri në atmosferë me një shpejtësi prej mbi 38,000 km/h me forca fërkimi që shkaktuan temperatura mbi 2,700 gradë Celsius, përpara se të binte në mënyrë të sigurt në Oqeanin Paqësor, e ngadalësuar nga parashutat e mëdha, njësoj si gjatë programit Apollo.

Presidenti amerikan reagoi ndaj kthimit në Tokë të katër astronautëve të misionit Artemis II, të cilët orbituan Hënën , duke lavdëruar udhëtimin “spektakolar” dhe duke vendosur një qëllim të ri: planetin e kuq.



“Urime ekuipazhit të shkëlqyer dhe shumë të talentuar të Artemis 2. I gjithë udhëtimi ishte spektakolar , ulja në ujë ishte perfekte dhe, si president i Shteteve të Bashkuara, nuk mund të jem më krenar”, shkroi Trump.

“Pres me padurim t’ju shoh të gjithëve në Shtëpinë e Bardhë së shpejti. Do ta bëjmë përsëri dhe pastaj, hapi tjetër, Marsi”, shtoi presidenti.   / abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!