Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Integrimi? Prisni majin…/ “Punët për Shqipërinë”, kreu i PS takim në Durrës

schedule23:19 - 9 Prill, 2026

schedule 23:19 - 9 Prill, 2026

DURRËS- Lulet e integrimit çelin në maj. Kryeministri Edi Rama ftoi Sali Berishën nga Durrësi dhe tezen e tij për bllokimin nga 9 shtete të negociatave, të ketë durim edhe pak për lajmin e keq për të, por të mirë për shqiptarët.

“Kjo e 9 shteteve është barcaletë. Veton e vendos njëri, po qenë 9 është votë, jo veto. Deri në fund të prillit, fillim majit. E pastaj do ndodhë si me bordin e paqes. Unë e kisha ftesën. Jo, e sheh, nuk shkoi, e ndaluan, pastaj shkova aty, iku Amerika, tani doli Gjermania. Erdhi maji, do e ngremë flamurin gjerman në Shijak. Në Shijak, ka një veto kundër negociatave, e hajde merre me Shijakun. S’ka asnjë veto, asgjë.”, tha Rama.

Por përtej cinizmit ndaj deklaratave të Berishës, që deri tani nuk kanë dalë asnjëherë të vërteta, Rama u kërkoi të tijëve të mos vegjetojnë, por të vrapojnë. Kjo edhe, sipas tij, sepse integrimi europian është përgjegjësi e madhe që i ka rënë mbi kurriz vetëm PS.



”E kemi në kurriz këtë gur kaq të madh, për metrat e fundit e për ta vendosur në majë, prezencën e Shqipërisë në BE. Përmirësojmë Shqipërinë këtu, është i rëndësishëm. Këto procese e bëjnë Shqipërinë shtet. Ndaj janë ushtrim i dobishëm për ne. Bëhet Shqipëria si vend i BE. Kemi ndonjë rrugë tjetër? Jo. Ne përfitojmë si përfundim.”, u shpreh Rama.

Në zgjedhjet e ardhshme lokale kërkoi fitore maksimale, por pasi të dërrmojë opozitën, ka vend edhe për pak lëmoshë për Berishën.

“Për deputetët pastaj, s’ka shqiptar që të ulet numri i deputetëve. Nëse e çojmë 101, që mos e mbajmë numër çift, që të jemi tek, jemi më mirë, besoj.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!