Teuta ka zyrtarizuar dy lëvizje në dalje. Njëri pritej, pasi kishte zhgënjyer në pjesën e parë të sezonit. Sulmuesi Darko Nikac shënoi vetëm një gol me fanellën e durrsakëve dhe sot ai ka zgjidhur kontratën me “Djemtë e Detit”.
Surpriza është një tjetër. Mesfushori Roni Gashi gjithashtu ka mbyllur bashkëpunimin me Teutën, pas 18 muajsh. Futbollisti i marrë nga Liria e Prizrenit, prej ish-trajnerit Bledi Shkëmbi, do të duhet të gjejë një skuadër të re.

“Darko Nikac dhe Roni Gashi nuk do të jenë më pjesë e Teutës. Klubi i Futbollit Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Darko Nikac dhe Roni Gashin Mesfushori dhe Sulmesit i kan zgjidhur me konsenus kontrata me Teutën.
KF Teuta falenderon të dy lojtatët për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë!”, njofton klubi durrsak. /abcnews.al


