Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Skemë të re pensionesh/ Kryeministri: Shteti do japë të njëjtën shumë që punonjësi të paguajë shtesë

schedule18:20 - 8 Prill, 2026

schedule 18:20 - 8 Prill, 2026

DURRËS- Kryeministri Edi Rama, nga Durrësi, u shpreh se qeveria po përgatit një skemë të re pensionesh, e cila nuk do të zëvendësojë sistemin aktual, por do ta plotësojë atë.

Sipas tij, skema e re do t’u japë mundësi të gjithë punonjësve që të kursejnë më shumë për pensionin, duke kontribuar vullnetarisht një përqindje të pagës në një fond të veçantë.

Këto kontribute do të shoqërohen nga shteti me të njëjtën shumë, duke dyfishuar kursimin e individit.



Rama shpjegoi se, për shembull, nëse një qytetar vendos të depozitojë një euro në muaj në fondin e tij të pensionit, shteti do të shtojë një euro tjetër, duke e çuar shumën totale në dy euro. Ky fond do t’i shtohet pensionit që qytetari përfiton nga skema ekzistuese.

Ai theksoi se skema do të funksionojë në mënyrë të kombinuar, ku shteti do të kontribuojë për punonjësit publikë, ndërsa sektori privat për punonjësit e vet.

Sipas Kryeministrit, kjo nismë synon të forcojë gradualisht fondin e pensioneve dhe të krijojë një lidhje më të qëndrueshme afatgjatë mes punonjësve dhe punëdhënësve.

“Jemi duke përgatitur një skemë të re të pensioneve, që nuk do ta zëvendësojë, por do ta pasurojë skemën aktuale, duke u dhënë mundësinë të gjithë punonjësve që duan të kursejnë më shumë për pensionin, që të vendosin në një fond të veçantë çfarëdolloj përqindjeje nga paga, të cilën shteti do ta shoqërojë me të njëjtën shumë.

Pra, nëse dikush vendos të nxjerrë nga paga një euro për ta vendosur çdo muaj në fondin e vet të pensionit, që pastaj t’i shtohet në fund pensionit që do marrë nga skema normale, shteti do të vendosë një euro tjetër dhe kështu do bëhen dy euro dhe, natyrisht, kjo do të jetë e kombinuar: shteti për punonjësit e shtetit, privati për punonjësit e vet dhe kjo do të bëjë që fondi i pensioneve të fillojë pak nga pak të marrë formë dhe të jetë një fond që garanton qoftë ata që investojnë te fondi, por garanton edhe lidhjen mes privatit dhe punonjësit në një periudhë afatgjatë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!