Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mos klikoni”, apeli i Policisë së Shtetit: Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për gjobat e makinës

schedule17:31 - 8 Prill, 2026

schedule 17:31 - 8 Prill, 2026

Një skemë e re mashtrimi përmes mesazheve SMS është evidentuar në Shqipëri, duke përdorur në mënyrë të rreme emrin e platformës e-Albania për të mashtruar qytetarët lidhur me kinse gjoba të papaguara të automjeteve.

Sipas Policisë së Shtetit, mesazhet dërgohen nga numra të panjohur dhe përmbajnë linke të falsifikuara që i drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme. Qëllimi i kësaj skeme është përvetësimi i të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve.

Autoritetet bëjnë me dije se kjo formë mashtrimi është e ngjashme me rastet e mëparshme të raportuara edhe nga Posta Shqiptare, e cila ka depozituar kallëzim pranë strukturave të hetimit të krimeve kibernetike.



Policia thekson se këto mesazhe nuk kanë asnjë lidhje me institucionet shtetërore apo me platformën e-Albania, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

Qytetarët këshillohen të mos klikojnë në linke të dërguara përmes SMS-ve nga numra të panjohur, të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara dhe të mos reagojnë ndaj mesazheve që krijojnë ndjenjë urgjence. Autoritetet rekomandojnë përdorimin vetëm të faqes zyrtare të e-Albania, fshirjen e menjëhershme të mesazheve të dyshimta dhe raportimin e çdo rasti pranë organeve kompetente.

Njoftimi i Policisë: 

Policia e Shtetit njofton qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes mesazheve SMS, e ngjashme me atë të “Postës Shqiptare”, për të cilën është depozituar kallëzim edhe nga vetë institucioni(Posta Shqiptare), pranë strukturave për Hetimin e Krimive Kibernetike në Policinë e Shtetit.

Mesazhet paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga e-Albania për pagesën e gjobave të automjeteve dhe përmbajnë linke të falsifikuara që drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare.

Këto mesazhe janë mashtrim dhe nuk kanë asnjë lidhje me e-Albania apo me institucionet shtetërore.

Qytetarët këshillohen:
* Të mos klikojnë në linke të dërguara përmes SMS-ve nga numra të panjohur
* Të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara
* Të mos veprojnë nën presionin e mesazheve që krijojnë urgjencë

Rekomandohet:
* Përdorimi vetëm i faqes zyrtare https://e-albania.al
* Fshirja e menjëhershme e mesazheve të tilla
* Raportimi i çdo rasti pranë autoriteteve

Email: [email protected]
Tel: +355 69 415 5552
www.asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik

Policia e Shtetit vijon punën për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, duke mbetur e angazhuar për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!