Nën presion për fitore, për shkak të triumfit të Liverpool, Man City e nisi fuqishëm në Wolverhampton, duke dominuar në aspektin e lojës.
Megjithatë, gjithçka mori për ters në minutën e 11-të, kur Wolves e kapi të papërgatitur mbrojtjen e Qytetarëve dhe Jota doli i vetëm me Ederson.
Portieri i kampionëve doli për të ndalur sulmuesin portugez, por nuk arriti ta prekte topin, duke shkaktuar faull që solli detyrimisht karton të kuq.
Megjithatë, City nuk u demoralizua, sepse në minutën e 20-të Mahrez fitoi 11-metërsh me ndihmën e VAR. Aty nisi kaosi, sepse teknologjia jo vetëm që vendosi për penalltinë, por edhe për përsëritjen e saj, kur Sterling gaboi për herë të parë, por jo për të dytën, duke zhbllokuar sfidën. /abcnews.al