Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Mevlan Ademi, organizator i protestës së studentëve të mbajtur në Shkup, u shpreh se protesta tregoi revoltën e studentëve. Ndërsa theksoi se pas protestës përgjigja që morën nga ministria ishte po në gjuhën maqedone. Gjithashtu Ademi shtoi se është një drejtë e çdo studenti dhe se duhet të gjendet një zgjidhje dhe të respektohen kërkesat e tyre.
“Shqipëria e ka trajtuar këtë çështje me seriozitet, shpesh ka qenë e informuar rreth situatës këtu. Presidenti Begaj i dha një zë, reagime nga figura politike nga Kosova. A mund të bëhet më shumë? Po mund të bëhet…Por ne e kemi trajtuar këtë çështje në të gjitha ambasadat e huaja. Nuk jemi ndjerë vetëm nga shteti Amë. Debati kryesor në Maqedoninë e Veriut nuk është protesta e mijëra studentëve, por debati është përse nuk ka pasur simbole shtetërore të protestës…Ndërsa Ministria na u përgjigj dhe përgjigja e sa ishte në maqedonisht. Mbajtja e provimit në Gjuhën Shqipe, ishte kërkesa kryesore, dje ajo ishte revolta e studentëve. Aty na u bashkuan kolegë nga të gjitha fakultetet. Të gjithë ishin të interesuar”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/


