Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

schedule18:46 - 7 Prill, 2026

schedule 18:46 - 7 Prill, 2026

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, Mike Waltz, ka reaguar ashpër pas dështimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimeve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Në fjalën e tij para Këshillit, Waltz theksoi rëndësinë globale të kësaj rruge detare, duke deklaruar se “Ngushtica e Hormuzit është shumë jetësore për botën për t’u përdorur si peng, apo për t’u shndërruar në armë nga një shtet i vetëm”.

Ai kritikoi drejtpërdrejt Kinën dhe Rusinë  për përdorimin e vetos, duke thënë se “këto vende janë të afta të pengojnë” përpjekjet ndërkombëtare për stabilitet.



Waltz shtoi se votimi në Këshillin e Sigurimit “nuk i kufizon Shtetet e Bashkuara” në veprimet e tyre ushtarake ndaj Iranit dhe e cilësoi rezolutën e propozuar nga Bahrain si të arsyeshme.

“Ishte një rezolutë e thjeshtë,” tha ai, duke shtuar se Rusia dhe Kina “mund të kishin zgjedhur partnerë më të mirë se Irani” dhe se mund të kishin qëndruar përkrah aleatëve të SHBA-së në rajonin e Gjirit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!