Pushime, larg futbollit. Koha për t’i dedikuar kohë njerëzve të dashur. Parisi është qyteti perfekt për të dashuruarit dhe Denis Pjeshka dhe Stela kanë vendosur ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre pikërisht nga ai vend magjik.
Në sfond kulla “Eiffel”, por më së shumti shndrit unaza në dorën e djathtë të stelës. Ah po, edhe sytë e Denisit. Moment i rëndësishëm, që dy të rinjtë do e kujtojnë përjetë.
Të dashuruar, gati për të nisur një jetë të re së bashku. Mbrojtësi i Flamurtarit zakonisht mbron, por këtë herë ka shënuar. Goli i parë, të tjerë priten në fushë dhe jashtë saj. Urime Denis dhe Stela! /abcnews.al