Besimtarët katolikë në Shkodër, të udhëhequr nga Arqipeshkvi i Dioqezës Metropolitane Shkodër-Pult, Imzot Giovanni Peragine, kanë kremtuar E Premtja e Madhe përmes ritualit tradicional të “Udhës së Kryqit”.
Ceremonia nisi nga Katedralja e Shën Shtjefnit dhe përfundoi në varrezat katolike të Rrmaji, duke mbledhur dhjetëra besimtarë në një atmosferë lutjeje dhe reflektimi.
“Udha e Kryqit” simbolizon mundimet e Jezu Krishti dhe rrugëtimin e Tij të fundit drejt Golgotës, ku edhe u kryqëzua. Gjatë këtij pelegrinazhi, pati ndalesa të veçanta edhe në kujtesë të vuajtjeve të martirëve të fesë, të cilët u persekutuan dhe u vranë gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
Besimtarët përkujtuan vdekjen e Krishtit në kryq, ndërsa përgatiten për kremtimin e Pashkët, që simbolizon ringjalljen e Tij.



