Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Na ka buzëqeshur fati si kurrë më parë”/ Integrimi, Rama: Me hyrjen në BE, Shqipëria merr një asiguracion demokratik

schedule17:26 - 3 Prill, 2026

schedule 17:26 - 3 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në Njësinë numër 3 të kryeqytetit, ku theksoi progresin ekonomik dhe politik të vendit. Rama njoftoi se nga 12 qarqe të Shqipërisë, 10 janë në rritje ekonomike, ndërsa vetëm dy shfaqin tendencë rënieje.

Ai e cilësoi momentin aktual si një mundësi historike për Shqipërinë, duke nënvizuar rëndësinë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe përfitimet që sjell kjo për qytetarët. “Suksesi nuk na i fal njeri. Është koha që të bëjmë histori,” deklaroi kryeministri, duke bërë gjithashtu një paralelizëm me sfidat politike dhe përgjegjësitë e PS-së.

“Nga 12 qarqe që ka Shqipëria 10 janë në rritje, vetëm 2 janë në rënie. PS ka sot barrën që të realizojë një mundësi, që për herë të parë Shqipërisë i ka ardhur në dorë. Unë mendoj që asnjëherë fati nuk i ka buzëqeshur Shqipërisë si sot. E kanë menduar shqiptarët që po iu buzëqesh kur u liruan nga diktatura dhe u bënë njerëz të mirë.



Nuk duam vetëm ne që të bëhemi pjesë e BE, por edhe vetë ata. Shqipëria merr një asiguracion demokratik, sepse bëhet një vend i BE. Njerëzit harrojnë se sa shumë gjëra kanë falas nga ai proces. Janë institucionet që vendosin për njerëzit. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që na ka ardhur ne në dorë që ne të bëjmë histori këtu. Ku janë ata të tjerët, se Luli është duke fjetur gjumë, po ata të tjerët ku janë?! Suksesi nuk na i fal njeri ne”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!