2 prill i viktimave për PD. Në Shkodër, u përkujtuan 4 martirët e 1991. Berisha shkoi tu vendosë një kurorë e ti shpallë engjëj.
“35 vite më parë, engjëjt e demokracisë, siç u quajtën në atë kohë të rinjtë shqiptarë në misionin e tyre, u flijuan në këtë shesh nga një barbari e vërtetë e regjimit në një protestë paqësore, më civilen, më të qytetëruarën që mund të bëhej,” tha Berisha.
Por ky 2 prill mesa duket nuk ishte për engjejt e dikurshem, por për të shpallur djajtë e sotshëm të PD.
“Me pseudo, me njerëz që jepen me qira, me ata demokratët nuk kanë punë. Tani, të them unë ty, tjetra e respektuar, shkon dhe bëhet krahu i djathtë i deputetit Tom Doshi, ajo e Elbasanit. Dhe pastaj thotë se është demokrate. Pra, demokratët nuk mund të jepen me qira, nuk mund t’i shërbejnë partisë së krimit. Dhe absolutisht është tradhti çdo tolerancë e bashkëpunimit të fshehtë apo të hapur me pushtetin e krimit”,- vijoi Berisha
Për t’i dhënë provat se si përfundon një tradhëtar i Berishës. Shembull në Shkodër u bë ish-demokrati i konvertuar në socialist, kryebashkiaku Benet Beci. Ai vendosi kurorë me lule për 4 martirët, por përgjigjia i erdhi në mënyrë origjinale, kurora iu hoq zvarrë.
Nuk ishte rastësi. E njëjta përgjigje erdhi dhe në Tiranë. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kërkoi një minut heshtje për 4 martirët e 2 prillit, por PD në vend të heshtjes, zgjodhi kaosin.
“Kjo është degradimi më kuptimplotë i asaj që nuk ka mbetur më nga PD as dinjiteti minimal për të respektuar ata që kanë një kontribut me jetën e tyre na treguan sesi duhet të sillemi”, tha Balla.
Nëse 1 prilli ishte dita e së vërtetës, në 2 prill e vërteta nuk gjeti vend ku të fshihej.


