Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Iran/ Shala: SHBA nuk do dalë nga NATO. Loli: U harruan 4 objektivat e luftës…

schedule21:54 - 1 Prill, 2026

schedule 21:54 - 1 Prill, 2026

Në studion e emisionit “War Report” në ABC News, profesori i çështjeve të sigurisë, Xhavit Shala, dhe gazetari Egon Loli, diskutuan mbi situatën aktuale me Iranin dhe ndikimin e vendimeve ndërkombëtare. Shala vuri në pah se Irani mund të pranojë të heqë dorë nga baza bërthamore, por raketat mbeten pjesë kyçe e strategjisë së mbrojtjes së vendit. Ai theksoi gjithashtu rolin e Britanisë së Madhe në sulmet e mëparshme, duke i lidhur me interesat kombëtare, dhe shtoi se SHBA nuk ka ndërmend të largohet nga NATO.

“Irani nuk është Kuba. Irani mund të heqë dorë nga baza bërthamore, por nga ajo raketore sepse është pjesë e strategjisë së mbrojtjes së vendit. Edhe në sulmin ndaj Irakut NATO nuk mori pjesë, por Britaninë  Madhe mori pjesë. Kryeministri Britanik mbrojti interesat e veta kombëtare dhe atë po bën. Unë nuk mendoj që SHBA do të largohet nga NATO. Amerika i ka kërkesat e qarta ndaj luftës në Iran. Në Iran pushtetin e ka Garda Revolucionare, ka bërë grusht shteti dhe ka marrë pushtetin. Presidenti Trump pretendon se ka bërë një ndryshim regjimi, por në fakt është thjesht kapitullimi i regjimit. Ka një problem, Irani kërkon armëpushim por nuk do ta shesë para vendit të tij që e kërkon, kurse Trump kërkon që atë thjesht ta bëjë publike. Ka një grup shtetesh që po punojnë për të gjetur një rrugë të mesme”, tha Shala.

Nga ana tjetër, Loli kritikoi qasjen e administratës së Donald Trump, duke e përshkruar operacionin si të fragmentuar dhe të papërgjegjshëm, duke harruar objektivat kryesore si ndryshimi i regjimit, kontrolli mbi bazën bërthamore, nafta dhe kanali i Hormuzit. Ai e cilësoi situatën si një pasqyrim të vendimeve spontane dhe të paqarta që rrezikojnë stabilitetin rajonal.



As Trump nuk e di se çfarë do. Kur kjo luftë nisi kishim 4 objektiva të mëdha: ndryshimi i regjimit, baza bërthamore, nafta dhe kanali i Hormuzit. Ishte në të vërtet një operacion luftarak. Nuk e di se sa amator mund të jesh që të sulmosh një vend që të furnizon me naftë. Tani janë harruar të gjitha objektivat e  tjera dhe ka dalë një objektiv që nuk ekzistonte vetëm për shkak të papërgjegjshmërisë së administratës së Donald Trump”, tha gazetari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!