Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK: Avokatët zvarrisin gjyqin “Veliaj”/ Shtyrje e tretë e procesit, pezullohet afati i paraburgimit

schedule15:13 - 1 Prill, 2026

schedule 15:13 - 1 Prill, 2026

Ka dështuar për herë të tretë radhazi seanca gjyqësore në themel në ngarkim te Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë.

Shkak për mos zhvillimin e plotë të kësaj seance është bërë mungesa e një prej avokatëve i cili mbron në proces te pandehurin Fatjon Bacin. Lidhur me këtë episod prokurori i Posaçëm Ols Dado iu drejtua gjykatës që të marrë masa pasi sipas tij është vijimësi e strategjisë për zvarritjen e shqyrtimit të çështjes gjyqësore. Gjykata vendosi që të pezullojë afatet e paraburgimit deri në seancën e radhës ndërsa i caktoi avokat kryesisht Fatjon Bacit.

Në këtë seancë mungoi edhe vetë Erion Veliaj i cili u përfaqësua nga avokati Plarent Ndreca ndërsa bëri me dije se ishte duke u njohur me aktet hetimore brenda paraburgimit.



Përfaqësuesi ligjor i biznesmenit Fatmir Bektashi, avokati Sokol Hazizaj nga ana tjetër kërkoi që çështja ndaj tij të veçohet. Lidhur me këtë kërkesë, gjykata konstatoi se ka dhe të tjerë të pandehur që kanë kërkuar gjykimin e shkurtuar dhe se do të shprehet në momentin e duhur procedural.

Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për më datë 3, të premten në orën 09:00.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se ndërtoi një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!