Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Vis Martinaj është vrarë”, deklarata e babait: E ekzekutuan në Durrës. SPAK ta hetojë ngjarjen!

schedule11:13 - 30 Mars, 2026

schedule 11:13 - 30 Mars, 2026

Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj, është paraqitur për herë të parë në Gjykatën e Posaçme në lidhje me procesin që po zhvillohet për konfiskimin e pasurive të djalit të tij, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022.

Mustafa Martinaj ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit nga vetë SPAK për shkak se disa pasuri që kërkohen të konsifkohen janë në emër tw tij. Megjithatë, seanca gjyqësore dështoi për shkak të mungesës së prokurorëve Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra.

Në një prononcim jashtë kamerave, pas përfundimit të seancës, Mustafa Martinaj deklaroi se është i bindur për fatin e djalit të tij.



“Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës. Jam babai dhe e di. Për këtë çështje kam dhënë shpjegime edhe tek agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit” u shpreh ai, jashtë kamerave.

Martinaj u shpreh gjithashtu se nuk ka mundësi të merret me çështje, duke theksuar gjendjen e tij shëndetësore.

“Nuk kam për çfarë të interesohem më shumë. Nuk kam fuqi as për hakmarrje. Kam ardhur sepse më ka thirrur gjykata. Jam invalid dhe kam bërë disa ndërhyrje shëndetësore. Këta merren me vogëlsira dhe nuk merren me gjëra madhore”, tha ai.

Seanca e radhës për konfiskimin e pasurive është shtyrë për pas dy javësh, ndërsa në GJKKO vijon shqyrtimi i kërkesës së SPAK për konfiskimin e disa pasurive që dyshohet se i përkasin Ervis Martinajt.

Në vitin 2023 me vendim të gjykatës së posaçme, ErvisMartinajt dhe familjarëve të tij dhe personave të lidhurme të iu sekuestruan 34 pasuri. Vetë Martinaj rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022 dhe ndaj tij nuk ka asnjë gjurmë.

Sekuestro ndaj këtyre pasurive vjen në kuadër tëhetimeve të dosjes ‘Plumbi i Artë’, në të cilin Martinajpërmendet nga i penduari drejtësisë Nuredin Dumanise ka qenë gati të paguajë 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles. Po ashtu SPAK e dyshon Martinajn përdisa tentativa vrasjesh dhe sigurim kushtetsh për t’Ikryer ato. Një nga këto raste është edhe tentativa për tëvrarë Durim Bamin.

Në këtë dosje, ndaj Martianjt rëndojnë akuza “Sigurimii kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e vepravepenale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizatakriminale”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!