Reshjet e shumta të borës në Kroaci kanë vështirësuar qarkullimin e kamionëve në autostradat kryesore midis kryeqytetit Zagreb dhe Rijekës.
Rreth 20 centimetra dëborë ranë në orë e para të mëngjesit, duke shkaktuar kaos në rrugët shumë të ngarkuara në Kroaci.
Kushtet e këqija të motit do të vazhdojnë të mbretërojnë nëpër Ballkan në ditët në vijim, teksa reshjet e dëborës priten të shtohen gjatë të premtes dhe të shtunës në Bosnjë dhe Serbi.


