Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Beteja” e parë për Botërorin/ Në orën 20:45, Shqipëria luan në Poloni sfidën e parë në Play Off

schedule11:28 - 26 Mars, 2026

schedule 11:28 - 26 Mars, 2026

Pritjes i erdhi fundi. Në orën 20:45, kombëtarja e Shqipërisë ka takimin me historinë dhe kërkon ta rishkruajë atë në Varshavë, në ndeshjen e parë në play off e “Botërorit 2026”.

Skuadra kuqezi nuk ka qenë kurrë më parë kaq pranë një Kupe Bote, ndërsa Polonia është pengesa e parë drejt realizimit të ëndrrës së madhe.

Për ta mbajtur gjallë këtë, kuqezinjtë duhet të bëjnë një paraqitje të madhe, me Sylvinho që duhet të gjejë çelsin për të hapur derën e parafundit drejt “Botërorit”.



Pas seancës së fundit stërvitore të zhvilluar në stadiumin e ndeshjes, tekniku duket se i ka idetë e qarta për formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë.

Si gjithmonë në portë do të jetë Tomas Strakosha, ndërsa përpara tij katërshja e njëjtë e mbrojtjes.

Në krahë do të rreshtohen nga e djathta Hysaj, nga e majta Mitaj, ndërsa në qendër kapiteni Gjimshiti dhe Ajeti. Ky I fundit është I favorizuar ndaj Ismajlit, që është kthyer në formë pas mungesave në ndeshjet kualifikuese.

Nuk ndryshon as mesfusha kuqezi, me Shehun e Asllanin në regji dhe Laçin që përveçëse duhet të mbrojë, ka detyrë të sulmojë hapësirat në manovrat sulmuese të skuadrës kuqezi.

Mungesat e Manaj dhe Dakut ia vështirësuan punën Sylvinho, por trajneri pritet të suprizojë në treshen e sulmit.

Muçi dhe Mehmeti duhet të presin momentin e tyre gjatë ndeshjes, pasi reparti ofensiv do t’I besohet Hoxhës, Uzunit dhe Bajramit që duhet të alternohen në rolin e “nëntëshit fals”.

Me teknikë dhe shpejtësi, Sylvinho kërkon të kapë në befasi mbrojtjen polake.

Kjo pritet të jetë zgjedhja taktike e teknikut kuqezi, ndërsa fusha do të tregojë se sa rezultative do të jetë ajo. E sigurtë është që në një ndeshje teke si kjo e play off, nuk ka hapësira për gabime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!